Legjenda

Ankizi me anijet u nis nga Ambrakia dhe, duke lundruar prane bregdetit arriti ne Butrot, liman i Epirit. Enea në anëm tjeter, me ushtaret me te zgjedhur, pas nje udhetimi qe zgjati dy dite, arriti ne Dodone me qellim qe te kerkonte mendimin e perendise; ketu gjeti edhe ata trojanë qe kishin ikur bashke me Helenin. Si moren pergjigje hyjnore mbi punen e kolonise, i dhuruan zotit, bashke me dhuratat e tjera trojanë edhe kratere bakri, disa nga te cilat ndodhen edhe sot akoma aty me mbishkrime shume te vjetra, qe tregojne emrat e dhuruesve. Së këtejmi, pastaj arriti tek anijet pas nje udhetimi qe zgjati më se katër ditë…

Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t’u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos.

Sipas Plutarkut, perëndia Pan vdiq pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve


 

Mitet dhe historia e Butrintit

¿

Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjetë nga tempujt helenikë të shek. 4 para Kr. deri në kalatë osmane të fillimit të shek. 19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali.