Rreth nesh

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në bregdetin jugor të Shqipërisë, rreth 18km në jug të qytetit të sotëm të Sarandës dhe përballë ishullit Grek të Korfuzit. Me çfarë është zbuluar deri më sot, gjurmët e para të këtij qyteti me përmasa mitologjike datojnë në shek. VIII p.e.s, ndërsa mitet e lidhin origjinën e themelimit të tij me Trojanët. Formën më të plotë si një qytet i rëndësishëm dhe i fortifikuar mirë, Butrinti e mori rreth shekullit të IV p.e.s, duke ju dedikuar e njëkohësisht sinjifikuar me kultin e perëndisë Asklep.